Senatorët amerikanë kërkojnë zgjedhje të lira në Serbi
Një grup dypartiak senatorësh amerikanë u bëri thirrje të martën autoriteteve në Serbi që të sigurojnë kushte të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhjet parlamentare, duke thënë se po vërejnë ‘shenja shqetësuese’ para votimit të 25 tetorit. ‘Ne i bëjmë thirrje partisë në pushtet dhe të gjitha institucioneve përkatëse që të sigurojnë zhvillimin e qetë, të lirë dhe të hapur të zgjedhjeve të ardhshme’, thanë senatorët republikanë dhe demokratë përmes një deklarate të përbashkët. Ata vlerësuan se ‘raportimet për përgjime të paligjshme të anëtarëve të opozitës dhe përpjekjet për të diskredituar dhe minuar misionet vëzhguese të zgjedhjeve janë thellësisht shqetësuese’. Ata theksuan se ‘autoritetet serbe duhet të sigurojnë kushte të barabarta për të gjitha partitë dhe qasje të hapur në vendvotime për të gjithë...
Burimi:
syri.net