Sëmuret Sali Berisha, mungon në SPAK për dosjen ‘Partizani’

Sëmuret Sali Berisha, mungon në SPAK për dosjen ‘Partizani’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk është paraqitur sot, 16 qershor, në ambientet e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion. Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, avokatët kanë bërë me dije se kryedemokrati është me virozë. Ai duhej të paraqitej këtë të hënë në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë lidhur me aferën e ish-klubit sportiv “Partizani”. Më 30 qershor 2025, do të mbahet seanca e parë për dosjen e ish-klubit sportiv në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Të pandehur janë marrë pesë persona, ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, Andia...
Burimi: Javanews.al