Selam Musa Salaria (1860-1920) luftëtari popullor që mundi italianët në Vlorë në vitin 1920

Selam Musa Salaria (1860-1920) luftëtari popullor që mundi italianët në Vlorë në vitin 1920

Selam Musai lindi më 1860, në fshatin Salari të Tepelenës nga një familje me tradita patriotike. Ishte udhëheqës i kryengritjeve në Vlorë dhe ra heroikisht për çlirimin e saj. Nuk ishte i arsimuar por ishte një patriot i lindur, një shqiptar i pabindur ndaj qeveritarëve turq. Mbasi u rekrutua ushtar, kaloj 5 vjet në Jemen, ku mori dhe titullin Agë. Më pas shtëpia dhe stani i Selam Salarisë ishin shndërruar në qëndra të rëndësishme për çetat patriotike dhe pjesëtarë i çetës së Çerçiz Topullit e Mihal Gramenos. Në 1911 mori pjesë aktive në veprimtarinë patriotike të çetave që lëvizën kundër trupave turke e më pas kundër andarteve greke. Më 1912 i përgjigjet thirrjes së Qeverisë së Vlorës dhe në krye të çetave të Labërisë shkoi...