Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sekuestrohen 276 ha tokë në Fier, Prokuroria: U përftua me dokumente të falsifikuara, vendimi u firmos në ditë pushimi
Prokuroria e Fierit ka sekuestruar 276 hektarë tokë, e cila dyshohet se është përfituar me dokumente te falsifikuara. Toka ndodhet në fshatin Hasturkas, njësia administrative Libofshë, ndërsa Prokuroria e Fierit thotë se ka nisur hetimet për dy vepra penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’. Hetimet kanë zbuluar se personi me inicialet T.Zh. ka përfituar tokën përmes dokumenteve të falsifikuara dhe pasuria është ndarë në disa pronarë me anë të kontratave të shitjes dhe dhurimit. Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi T.Zh. ka përfituar tokën duke përdorur një sërë dokumentesh, përfshirë një kërkesë për...