Sekuestrohen 2 pistoleta dhe 40 mijë euro në Tiranë, arrestohen 2 persona

Sekuestrohen 2 pistoleta dhe 40 mijë euro në Tiranë, arrestohen 2 persona

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kontigjenti”, i cili synon evidentimin dhe ndalimin e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri në mënyrë të paligjshme. Operacioni u zhvillua nga Komisariati Nr. 5 dhe Forcat “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Gjurmimin e Aseteve Kriminale. Brenda 24 orëve të fundit, janë goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje, duke çuar në arrestimin e dy shtetasve dhe procedimin penal në gjendje të lirë të një tjetri. Gjatë operacionit u sekuestruan 2 armë zjarri (pistoleta), municion luftarak, si dhe rreth 40 000 euro, të dyshuara si produkt i veprimtarive kriminale....
Burimi: Syri.net