Sektori i kujdesit shëndetësor në Europën Qendrore dhe Lindore mbetet tërheqës

Sektori i kujdesit shëndetësor në Europën Qendrore dhe Lindore mbetet tërheqës

Dy dekada pasi fondet e kapitalit privat nisën të investonin fuqishëm në kujdesin shëndetësor privat në Europën Qendrore, sektori vazhdon të jetë një magnet për investitorët, që kërkojnë të rrisin asetet dhe të nxisin konsolidimin, edhe në kushtet e një klime makroekonomike më të pasigurt.Kujdesi shëndetësor privat lulëzoi krahas rritjes së klasës së mesme në Europën Qendrore dhe Juglindore. Popullsia me të ardhura në rritje zgjodhi shërbimet private kundrejt atyre shtetërore, që në vitet e para të tranzicionit ishin prapa atyre perëndimore. Skandalet në vende si Rumania, Bullgaria dhe Kroacia minuan më tej besimin në sistemet publike.Gjithashtu, për shkak të konkurrencës së fortë për talent në rajon, veçanërisht në sektorët e IT-së dhe teknologjisë, sistemi shëndetësor privat është kthyer në një nga përfitimet kryesore që...