Sektori bankar vazhdon rritjen, totali i aktiveve arrin në më shumë se 22 miliardë euro

Sektori bankar vazhdon rritjen, totali i aktiveve arrin në më shumë se 22 miliardë euro

Sektori bankar vijoi rritjen edhe në gjysmën e parë të këtij viti.Sipas të dhënave paraprake dhe të paaudituara të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS) totali i aktiveve të sistemit bankar në mesin e vitit arriti në 2.161 trilionë lekë ose rreth 22 miliardë euro, në rritje me 3.1% (rreth 66 miliardë lekë) që nga fillimi i vitit dhe me 8% (160 miliardë lekë) krahasuar me mesin e vitit të kaluar.Banka më e madhe për nga vlera e aseteve ngelet Banka Kombëtare Tregtare (BKT), me 23.9% të tregut. Megjithatë, pjesa e tregut të BKT pësoi rënie nga niveli prej 24.6% i një viti më parë.Ndjek Credins Bank, me 16.6% të aktiveve, në rritje nga niveli prej 16.2% i...