“Sekretet shtetërore te kartelet e drogës”, Berisha akuzon Ramën për mbrojtje të zyrtarëve
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka ashpërsuar gjuhën ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, duke e akuzuar atë se po mbron persona ndaj të cilëve opozita ka ngritur akuza të rënda. Berisha e cilësoi Ramën si “të pabesë” dhe “pa karakter”, ndërsa deklaroi se kryeministri është kthyer në avokat të disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, mes tyre edhe ish-drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni. Në fjalën e tij, Berisha pretendoi se Hyseni ka përcjellë informacione të klasifikuara te persona të lidhur me grupe të trafikut të drogës. Ai e cilësoi këtë si një çështje me rëndësi të jashtëzakonshme për sigurinë kombëtare dhe akuzoi Ramën se po përpiqet të minimizojë përgjegjësitë e personave të përfshirë. “Është shndërruar në një...
Burimi:
kohajone.com