Burimi:
Javanews.al

Sejko me delegacionin e BERZH: Ekonomia shqiptare do të vijojë trendin pozitiv të rritjes
👁6865
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi sot një takim me një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga Aleksandra Vukosavljevic, Drejtore për Institucionet Financiare për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Lindore. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Ekaterina Solovova, Përfaqësuese Rezidente e BERZH-it në Shqipëri, si dhe përfaqësues të tjerë të dy institucioneve. Fillimisht, Guvernatori Sejko i njohu përfaqësuesit e BERZH-it me zhvillimet kryesore ekonomike dhe financiare në vend. Sejko u shpreh se “parashikimet e Bankës së Shqipërisë vlerësojnë se ekonomia shqiptare do të vijojë trendin pozitiv të rritjes. Sistemi financiar dhe sektori...