Seedorf nis një aventurë të re, emërohet trajner i Corinthians: Nder dhe përgjegjësi ta pranoj këtë sfidë
12 Tetor 2026 9:00 Telesport Corinthians shënon kapitullin e radhës për ish-mesfushorin dhe trajnerin e Milan, Clarence Seedorf. Holandezi 50-vjeçar i bashkohet ‘Timão’ me një kontratë që zgjat deri në fund të vitit 2027, siç u njoftua nga klubi brazilian. Pas njoftimit, Seedorf deklaroi: “Pranimi i kësaj sfide është nder, por edhe një përgjegjësi e madhe. Jam këtu për të dhënë maksimumin dhe për të ndërtuar një skuadër që lufton për çdo top, çdo minutë dhe çdo fitore.” Presidenti i klubit Osmar Stabile, e mirëpriti me këto fjalë: “Është kënaqësi e madhe të kemi në ekip një profesionist të kalibrit të Seedorf. Zgjedhjen e bëmë bazuar në profilin e punës që parashikojmë për Corinthians dhe jam i bindur se ai dhe stafi i tij teknik...
Burimi:
telesport.al