Seanca paraprake/ Bardh Spahia paraqitet në GJKKO-VIDEO

Seanca paraprake/ Bardh Spahia paraqitet në GJKKO-VIDEO

Ish-Kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia, është paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për seancën paraprake. Kjo seancë zhvillohet pas kalimit të dosjes hetimore ndaj Spahisë, për akuzën e korrupsionit dhe abuzimin me detyrën. Më herët, Bardh Spahia, ka mohuar  çdo akuzë dhe ka shprehur se është i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë për të hedhur dritë mbi hetimin e nisur ndaj tij.
Burimi: Syri.net