Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Seanca e parë në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Partizani”, reagon Berisha: Fund e krye piramidë mashtrimi
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas përfundimit të seancës së parë të dosjes “Partizani”, që u mbajt në Gjykatën e Posaçme. Ai e konsideron të gjithë këtë situatë “fund e krye piramidë mashtrimi”, teksa më tej sqaron: “Kapja dhe përdorimi i drejtësisë si armë politike është tipar kryesor i rregjimeve autokratike të korruptuara.Sot fillon procesi gjyqsor politik në GJKKO për dosjen “Partizani”, fund e krye një piramidë mashtrimi. Fill pas urdhërit publik të Edi Ramës në Kongresin e PS në Prill 2022 drejtuar SPAK për të proceduar penalisht Sali Berishën, prokurorët e nënshtruar dërguan 16 kërkesa brenda...