Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Seanca e fundit në Kuvend, me 71 vota votohet akti normativ për ndryshime në buxhetin 2025
Në seancën e fundit në Kuvend, këtë mbrëmje u miratua akti normativ për buxhetin e vitit 2025. Projektligjet u votuan nga deputetët e mazhorancës, ndërsa ata të opozitës e kanë braktisur seancën plenare. Akti normativ për ndryshime dhe shtesa në buxhet për vitin 2025 është miratuar me 71 vota pro. Po ashtu u votua nga mazhoranca edhe projektligji për strategjinë kombëtare ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit. Projektligji për strategjinë kombëtare ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit lidhet me masat konkrete ligjore dhe institucionale për të adresuar dezinformimin dhe ndërhyrjet e huaja keqdashëse ndaj vendit tonë. Po ashtu projektligji synon...