Së shpejti botohet libri “Disleksia” i autores Fatmire Halili Bunjaku
Botimet Drini së shpejti do të sjellin para lexuesve librin “Disleksia – Një mënyrë ndryshe e të mësuarit, e njëjta mundësi për të shkëlqyer”, nga autorja Fatmire Halili Bunjaku. Përmes këtij libri, autorja synon të rrisë ndërgjegjësimin për disleksinë dhe të përcjellë një mesazh të rëndësishëm për prindërit, mësimdhënësit dhe shoqërinë: mënyrat e ndryshme të të nxënit nuk duhet të jenë pengesë për zhvillimin dhe suksesin e fëmijëve. Fatmire Halili Bunjaku është specialiste e disleksisë, mentore dhe avokate e arsimit gjithëpërfshirës, me mbi 30 vjet përvojë në fushën e arsimit. Ajo ka kryer specializim për disleksi në University College London (UCL), si dhe ka fituar titullin Master në të Drejtat e Njeriut (LLM) në London Metropolitan University në Mbretërinë e Bashkuar. Libri vjen si një...
Burimi:
kultplus.com