“Së bashku për jetën”/ Rama dhe administrata dhurojnë gjak
Administrata e Kryeministrisë i është bashkuar edhe këtë vit nismës për dhurimin vullnetar të gjakut, një aktivitet që tashmë është kthyer në traditë për institucionin. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga aktiviteti, ku shfaqet edhe duke dhuruar gjak së bashku me punonjës të administratës. Nisma synon të kontribuojë në sigurimin e rezervave të gjakut dhe në sensibilizimin e qytetarëve për rëndësinë e dhurimit vullnetar, veçanërisht për pacientët që kanë nevojë për transfuzion. Dhurimi i gjakut në Kryeministri është zhvilluar edhe në vite të mëparshme. Sipas të dhënave të publikuara nga vetë Kryeministria, aktiviteti është kthyer në një traditë të përvitshme të administratës.
Burimi:
ntv.al