Burimi:
Vizionplus.tv

Scholz dënon “sulmin barbar” të Rusisë në qytetin Sumy
👁3176
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, dënoi sot “sulmin barbar” të Rusisë në qytetin Sumy, në verilindje të Ukrainës, ku një sulm me raketa shkaktoi vdekjen e të paktën 32 personave, duke denoncuar vazhdimin e “pandërprerë” të luftës nga Moska. “Të tilla sulme ruse tregojnë se cila është gjoja dëshira për paqe e Rusisë”, shtoi udhëheqësi gjerman në një deklaratë, duke i bërë thirrje Rusisë që “më në fund të pranojë një armëpushim të plotë.” Sulmi rus me 32 të vdekur, u zhvillua mëngjesin e sotëm në një pjesë të Ukainës ku forcat ruse po përgatiten për një ofensivë të madhe,...