Sazan Guri: Kryeministri ka projekte kriminale dhe kërkon të dëbojë shqiptarët, mos ta lejojmë shpopullimin!
Ambientalisti Sazan Guri, në fjalën e tij në protestën e 130-të kundër qeverisë deklaroi se kryeministri po miraton projekte kriminale. Guri thekson se qeveria kërkon të dëbojë shqiptarët me ligje. Sazan Guri tha se nesër të gjithë duhet të jenë tek Kuvendi, që mos lejohet shpopullimi i vendit. Sazan Guri: Këta kanë bërë ligje, që nëse ti nuk punon tokën, ta merr bashkia. Paketa e Maleve është një projekt kriminal, që të spastrohet Shqipëria nga shqiptarët. Kjo bëhet që në vend të vijnë të huaj. Këta po vjedhin dhe po grabisin shqiptarët. Shqipëria në të ardhmen nuk do ketë shqiptarë. Të bashkohemi dhe të kundërshtojmë nesër reformën territoriale shpopulluese.
Burimi:
gijotina.com