Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Sarandë/ U kap me kokainë, lirohet nga qelia kandidati për deputet
👁13340
Kandidati për deputet i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Ergys Isufi është liruar nga qelia. Ergys Isufi është liruar nga ambientet e Policisë Sarandës rreth orës 22:00 të mbrëmjes së 7 majit. Policia nuk ka dalë me deklaratë zyrtare për ndalimin e tij dhe nuk ka asnjë informacion nëse ndaj tij është ngritur ndonjë akuzë ose jo. Kandidatit i “Nisma Shqipëria Bëhet” iu gjet një dozë kokainë me vete. Ai u ndalua nga policia teksa udhëtonte së bashku me një person tjetër të mitur nga Saranda drejt Borshit aty ku edhe do të kishte një miting elektoral dhe më tej do të...