
Sarandë/ Plagosi gruan me thikë dhe u largua nga banesa, merr fund arratia e 55-vjeçarit
👁7233
Policia e Sarandës ka arrestuar 55-vjeçarin Adriatik Bodini, i cili goditi me thikë bashkëshorten e tij, 51-vjeçaren Mirjana Bodini, pasditen e së hënës. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrethana ende të paqarta, ndërsa policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka vënë në pranga autorin. Viktima u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur motivet e sulmit.
Burimi:
Javanews.al