Sarandë/ Goditi ish-policin me tytë pistolete pas sherrit dhe u arratis, identifikohet autori i krimit

Sarandë/ Goditi ish-policin me tytë pistolete pas sherrit dhe u arratis, identifikohet autori i krimit

Policia e Sarandës ka identifikuar autorin e dyshuar të sherrit të djeshëm në qytetin bregdetar, ku një ish-efektiv policie u godit me tytë pistolete dhe më pas arma u shkreh në ajër. Burimet nga policia bëjnë të ditur se i dyshuari është shtetasi E.D., i cili është shpallur në kërkim. Dyshohet se motivet e krimit janë të dobëta, teksa hetimet po vijojnë për ta zbardhur plotësisht dinamikën dhe shkaqet. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:10, në lagjen nr. 4, ku dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar ish-polici Adil Veli, 56 vjeç, i cili u mjekua në spital, pa rrezik jete. “Nga këqyrja...
Burimi: Syri.net