Sarandë/ ‘Benzi’ merr flakë në ecje, raportohen vetëm dëme materiale

Sarandë/ ‘Benzi’ merr flakë në ecje, raportohen vetëm dëme materiale

Një automjet ka marrë flakë ndërsa po ecte në drejtim të Sarandës, në Qafën e Muzinës, në aksin Jorgucat-Sarandë. Sipas informacioneve, një Mercedez Benz me targa shqiptare ka shpërthyer në flakë gjatë lëvizjes. Dyshohet se zjarri u shkaktua nga një një defekt teknik, konkretisht një falskontakt në grupin e partikularit të mjetit. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar në këtë ngjarje.

Burimi: Sot.com.al