Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Sarandë: Automjeti përplaset me disa mjete të tjera dhe përmbyset në rrugë
👁15003
Sarandë: Automjeti përplaset me disa mjete të tjera dhe përmbyset në rrugë Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, pranë stadiumit. Sipas raportimeve paraprake, një automjet ka goditur disa mjete të tjera të parkuara dhe në lëvizje dhe më pas është përmbysur në rrugë. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë bërë këqyrjen e vendit dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe shkaqet...