Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Saranda mikpret studentë gjermanë në kuadër të bashkëpunimit akademik për turizmin e qëndrueshëm
👁11683
Kryetari i Bashkisë Sarandë, Olti Caçi, ka mirëpritur sot një grup studentësh dhe pedagogësh nga Universiteti Eberswalde në Gjermani, të cilët ndodhen në Shqipëri në kuadër të programit Erasmus+, në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Në fokus të këtij bashkëpunimi është moduli i përbashkët “Albania: Cultural Exchange as the Foundation for a Sustainable Future”, i cili synon të promovojë kërkimin shkencor dhe të forcojë shkëmbimet akademike dhe kulturore mes vendeve, me theks të veçantë në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Gjatë takimit u diskutua edhe për çmimin ndërkombëtar “Bronze Green Destinations”, të cilin Saranda e fitoi në...