Saranda Bogujevci viziton Mitrovicën e Jugut: Qyteti me potencial për turizëm
Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit e Kosovës, Saranda Bogujevci, ka vizituar disa nga hapësirat e trashëgimisë kulturore në Mitrovicë të Jugut, të cilat janë në proces të restaurimit. “Në Mitrovicë, me kryetarin Faton Peci, folëm për punët që po bëhen në kulturë dhe turizëm dhe për projektet që duam t’i shtyjmë përpara në këtë qytet. Vazhduam me vizitat në disa prej aseteve të trashëgimisë kulturore që janë restauruar, mes tyre shtëpia e Xhafer Devës, ndërsa vizituam edhe muzeun e qytetit. Folëm edhe për mënyrën se si këto hapësira të funksionalizohen dhe të shfrytëzohen nga komuniteti”, ka shkruar ajo në Facebook. Bogujevci ka premtuar mbështetje për këtë qytet, duke potencuar se ka potencial të madh në kulturë dhe turizëm. ObserverKult Lexo edhe: Memli Kelmendi:...
Burimi:
kultplus.com