Sara Hoxha në romancë të re? Kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën

Sara Hoxha në romancë të re? Kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën

Pas 2 vitesh nga ndarja me Ledri Vulën, kemi të reja nga jeta sentimentale e Sara Hoxhës. Sipas “Panorama”, Sara ka nisur të shoqërohet me një emër të njohur në rrethet sociale të Tiranës. Djali në fjalë është i biri i një prej biznesmeneve të njohur të Tiranës, i cili është parë në shoqërinë e Sarës. Megjithatë, detaje nga kjo histori nuk dihen ende, nëse bëhet fjalë për një raport sentimental që ka nisur, apo dy të rinjtë thjeshtë po frekuentohen për t’u njohur mes tyre.
Burimi: Lajme.al