SAPC i kërkon Shqipërisë shmangien e ndërhyrjeve politike në drejtësi: Të garantohet një gjyqësor plotësisht i pavarur
Pavarësia e sistemit të drejtësisë, lufta kundër korrupsionit dhe liria e medias kanë qenë në fokus të diskutimeve të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri. Në përfundimet e takimit, përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe të Kuvendit të Shqipërisë nënvizuan nevojën për vijimin e reformës në drejtësi, plotësimin e vendeve vakante dhe reduktimin e numrit të çështjeve të prapambetura. Një nga çështjet e ngritura lidhet drejtpërdrejt me pavarësinë e gjyqësorit dhe emërimet në sistemin e drejtësisë. “Diskutuam nevojën për plotësimin e vendeve vakante në sistemin gjyqësor dhe reduktimin e numrit të çështjeve të prapambetura, si dhe rëndësinë e shmangies së çdo ndërhyrjeje politike në emërimet dhe ngritjet në detyrë në sistemin gjyqësor, duke respektuar standardet ndërkombëtare për të garantuar një gjyqësor plotësisht të pavarur dhe efikas”, thuhet...
Burimi:
syri.net