Sanksionet ndaj Rusisë/ Kaja Kallas: Po punojmë për një seri të re masash
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, u bëri thirrje të hënën vendeve anëtare të BE-së që të mbajnë të pandryshuar politikën e sanksioneve ndaj Rusisë, ndërsa vijojnë diskutimet për heqjen e disa masave ndaj dy oligarkëve rusë. Sanksionet ndaj Rusisë mbeten në “zemër” të politikës së Brukselit për të ushtruar presion mbi Moskën që t’i japë fund luftës në Ukrainë, tha Kallas gjatë një konference për shtyp në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. “Disa shtete anëtare kanë kërkuar që disa individë të hiqen nga lista dhe për këtë arsye bisedimet janë duke u zhvilluar aktualisht”, shpjegoi zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian dhe shefja e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm. Kallas tha se pret që bisedimet të përfundojnë sa më...
Burimi:
syri.net