Sandër Simoni, Fatri Islamaj dhe Brunilda Kadi zgjidhen anëtarë të KLGJ-së, ja rezultati i votimit

Sandër Simoni, Fatri Islamaj dhe Brunilda Kadi zgjidhen anëtarë të KLGJ-së, ja rezultati i votimit

KLGJ TIRANË- Tre emra do t’i bashkohen përbërjes së ardhshme të Këshillit të Lartë Gjyqësor pas votimit të zhvilluar këtë të premte në mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve. Krahas Sandër Simonit i cili siguroi mandatin përmes shortit pas barazimit në vota në KLGJ u zgjodhën edhe Fatri Islamaj dhe Brunilda Kadi. Në garën mes gjyqtarëve të gjykatave të Apelit Fatri Islamaj rezultoi kandidati më i votuar. Ai mori 190 vota duke lënë pas kandidaten Igerta Hysi e cila siguroi 171 vota. Ndërkohë, nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të Shkallës së Parë vendi i anëtarit të KLGJ-së iu besua gjyqtares Brunilda Kadi. Kadi mori 167 vota, duke u renditur e para në këtë garë. Pas saj u rendit Matilda Llangozi me 101 vota ndërsa Manjola Xhaxho...