Sandër Simoni dhe Fatri Islamaj, dy emra që i japin vlerë Këshillit të Lartë Gjyqësor
Zgjedhja e Sandër Simonit, nga Gjykata e Lartë, dhe Fatri Islamajt, nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, si anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor është një zhvillim që meriton të përshëndetet. Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve u ka besuar një përgjegjësi që lidhet drejtpërdrejt me cilësinë e qeverisjes së gjyqësorit shqiptar. Në vlerësimin tonë, këta janë dy emra që i sjellin KLGJ-së peshë profesionale, integritet dhe arsye për pritshmëri pozitive. Institucionet marrin autoritet edhe nga njerëzit që i përfaqësojnë: nga përgatitja, përgjegjshmëria dhe aftësia për të mbajtur qëndrime të drejta edhe kur ato nuk janë të lehta. Sandër Simoni sjell përvojën e Gjykatës së Lartë, një vlerë për një institucion ku vendimmarrja kërkon njohje të thellë të gjyqësorit dhe gjykim të matur. Prania...
Burimi:
kohajone.com