Burimi:
Pcworld.al

Foto © Pcworld.al
Samsung mund të integrojë teknologjinë e Perplexity në telefonët e saj
👁11204
Samsung është pranë një investimi në startupin AI Perplexity i cili do të shikonte gjigantin Korean të inkorporojë teknologjinë në fjalë në pajisjet e saj raportoi Bloomberg. Si një prej investitorëve më të mëdhenj në raundin e ri të financimit të kompanisë AI, Samsung po diskuton instalimin e aplikacionit Perplexity në telefonët e prodhuara nga kompania dhe funksionaliteteve kërkimore në shfletuesin parësor tha raporti. Dy kompanitë po diskutojnë gjithashtu që teknologjia e Perplexity të integrohet në asistentin Bixby të Samsung. Perplexity është në një proces të ngritjes së 500 milionë dollarëve investim që e vlerëson kompaninë me 14 miliardë dollarë....