Samsung kërkon rrëzimin e padisë prej 15 milionë dollarësh të Dua Lipës

Samsung kërkon rrëzimin e padisë prej 15 milionë dollarësh të Dua Lipës

12 September, 2026 - 12:30 Përfaqësuesit ligjorë të Samsung kanë kërkuar nga gjykata rrëzimin e padisë prej 15 milionë dollarësh të ngritur nga këngëtarja Dua Lipa, lidhur me përdorimin e paautorizuar të imazhit të saj në paketimin e një prej produkteve të kompanisë. Në një parashtresë të re të dorëzuar të enjten, avokatët e Samsung argumentojnë se këngëtarja nuk ka bazë për të ngritur padi, duke pretenduar se materialet në fjalë nuk sugjerojnë në asnjë mënyrë se Dua Lipa mbështet apo promovon televizorët e kompanisë. Sipas mbrojtjes së Samsung, fotografitë e përfshira në paketim kanë vetëm funksion ilustrues dhe tregojnë ndërfaqen e televizorëve, aplikacionet dhe shembuj të përmbajtjeve që mund të shfaqen në pajisje. Çështja lidhet me disa kuti televizorësh Samsung, në të cilat shfaqet...