Samiti në Tiranë, realizohet fotoja familjare e liderëve, Rama krah Macron dhe Costa

Samiti në Tiranë, realizohet fotoja familjare e liderëve, Rama krah Macron dhe Costa

Liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane ndodhen këtë të premte në Tiranë për një samit njëditor në kryeqytetin e Shqipërisë, për të diskutuar sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjithë kontinentin, me agresionin e plotë të Rusisë ndaj Ukrainës në krye të agjendës. Vendet e Ballkanit Perëndimor shpresojnë se në Samitin e Komunitetit Politik Evropian do të bisedohet edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Në këtë Samit, i cili mban moton: “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”, do të diskutohet edhe për mënyrat për ta përmirësuar konkurrueshmërinë e kontinentit...
Burimi: Javanews.al