Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë Shqipërinë si mikpritëse të samitit të NATO-s më 2027
Samiti i javës së ardhshme në Hagë pritet ta konfirmojë Shqipërinë si mikpritëse të samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior, NATO, në vitin 2027. Drafti i deklaratës së samitit të sivjetshëm të NATO-s, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë, konfirmon se Shqipëria do të jetë nikoqire më 2027. Samiti i sivjetshëm i NATO-s mbahet në Hagë të Holandës javën e ardhshme, ndërsa ai i vitit 2026 do të mbahet në Turqi. Në fund të draftit të deklaratës thuhet: “Ne shprehim mirënjohjen tonë për mikpritjen e xhymert nga Mbretëria e Holandës. Mezi presim takimin tonë të...