Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Samiti në Hagë/ NATO merr vendimin historik, rriten në 5% alokimet për mbrojtjen
Sipas deklaratës nga samiti në Hagë, sot anëtarët e NATO-s janë zotuar të rrisin alokimet për mbrojtjen dhe sigurinë në 5 përqind të produktit të brendshëm bruto deri në vitin 2035. Para fillimit të takimit të Këshillit të Atlantikut të Veriut në nivelin e krerëve të shteteve, Trump megjithatë i siguroi aleatët në lidhje me angazhimin e Amerikës për mbrojtje të ndërsjellë, duke u thënë gazetarëve se “ne jemi me ta deri në fund”. Deklarata thotë se anëtarët do të paraqesin “plane vjetore” që vërtetojnë “një rrugë të besueshme dhe graduale për të arritur këtë qëllim”. Në vitin 2029 do...