Samiti Ndërkombëtar i Drejtësisë në Stamboll, Gogu takon homologët e Turqisë dhe Gjeorgjisë

Samiti Ndërkombëtar i Drejtësisë në Stamboll, Gogu takon homologët e Turqisë dhe Gjeorgjisë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi takime me homologun turk, Akın Gürlek, dhe ministrin e Drejtësisë së Gjeorgjisë, Paata Salia, në kuadër të Samitit Ndërkombëtar të Drejtësisë në Stamboll. Gogu bëri të ditur se gjatë takimeve u shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin në fushën e drejtësisë dhe mundësitë për thellimin e partneritetit institucional mes vendeve. Ai vlerësoi rëndësinë e marrëdhënieve miqësore dhe konstruktive si një bazë e rëndësishme për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimi.