Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Samiti, liderët e Ballkanit mblidhen sot në Shkup, BE veçon Shqipërinë: Përkushtim ndaj reformave
Takimi do të përfshijë fjalime nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, dhe do të fokusohet në forcimin e integrimit ekonomik dhe përshpejtimin e reformave në rajon. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se më 30 qershor dhe 1 korrik 2025 në Shkup, në hotelin “Hilton”, do të zhvillohet takimi i liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i fokusuar në Planin për Rritje. “Më 30 qershor ditën e hënë, duke filluar nga ora 16:00, do të mbahet takim tet-a-tet ndërmjet kryetarit të qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe Komisioneres për...