Samiti i NATO-s, Trump mbërrin në Holandë

Samiti i NATO-s, Trump mbërrin në Holandë

Presidenti i Amerikës, Donald Trump mbërriti në aeroportin Schiphol të Amsterdamit, në Holandë – për të marrë pjesë në samitin e NATO-s. Trump pritet të shkojë direkt në pallatin “Huis ten Bosch” në Hagë, ku mbreti dhe mbretëresha e Holandës do të organizojnë një darkë shtetërore për 32 udhëheqësit e NATO-s dhe shumë nga partnerët e tyre. Udhëheqësit e NATO-s po mblidhen në Hagë për një takim dyditor të fokusuar në rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes.
Burimi: Kohajone.com