Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Samiti i NATO-s, një hap pas për Ukrainën, Zelensky rol figuranti në Hagë! Aleanca armatoset për kërcënime të mundshme nga Rusia
Udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën të martën në mbrëmje në pallatin Huis ten Bosch në Hagë për një darkë shtetërore të organizuar nga familja mbretërore holandeze, me rastin e samit të aleancës perëndimore të mbrojtjes. Ky takim është takimi i parë i NATO-s në të cilin merr pjesë presidenti Donald Trump, pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë. Si mysafir i çiftit mbretëror holandez Presidenti i SHBA-së do të qëndrojë në Pallatin Huis ten Bosch gjatë samitit dy-ditor në Hagë. Tema kryesore e takimit është marrja e vendimit për shtimin e shpenzimeve për mbrojtjen dhe për armatosjen...