Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Samiti i NATO-s, ministri Hasani: Deri në 2035, synojmë të alokojmë 5% të PBB-së çdo vit për mbrojtjen dhe sigurinë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në samitin e NATO-s në Hagë. Pas përfundimit të samitit, ministri Hasani përmes një postimi në rrjetet sociale tha sot se Shqipëria mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj ndaj NATO-s, duke kontribuar vazhdimisht si në aspektin politik, ashtu edhe në atë operacional për sigurinë kolektive të Aleancës. “Deri në vitin 2035, synojmë të alokojmë 5% të PBB-së çdo vit për mbrojtjen dhe sigurinë një hap i rëndësishëm në përmbushjen e përgjegjësive tona kombëtare dhe forcimin e sigurisë së përbashkët”, shkruan Hasani teksa iu referuar deklaratës së përbashkët të...