Samiti i Komunitetit Politik/Rama publikon fotot: Mikpritja shqiptare për Evropën

Samiti i Komunitetit Politik/Rama publikon fotot: Mikpritja shqiptare për Evropën

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotoalbumin nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian, i cili u zhvillua më 16 maj, ku 47 liderë nga vende të ndryshme të Evropës u mblodhën në Tiranë. “MIRËMËNGJES  dhe me FotoALBUMIN e mikpritjes shqiptare për Europën, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama. Kujtojmë se Rama organizoi një pritje të veçantë për liderët evropianë, në godinën e quajtur “Shtëpia e Europës” në qendër të Tiranës. Më gjatë në Shqipëri qëndroi presidenti i Francës, Emannuel Macron, për të cilin kryeministri Rama shtroi edhe një darkë speciale në Pallatin e Brigadave.
Burimi: Opinion.al