Burimi:
Sot.com.al

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, qeveria akordon fond shtesë për organizimin
👁10777
Shqipëria do të jetë mikpritësja e një prej ngjarjeve më të rëndësishme diplomatike të vitit. Më 16 maj 2025, Tirana do të presë Samitin e Komunitetit Politik Evropian, një forum i nivelit të lartë që pritet të mbledhë liderët e vendeve evropiane për të diskutuar mbi të ardhmen e kontinentit, sfidat e përbashkëta dhe perspektivën e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Në funksion të organizimit të këtij samiti, Këshilli i Ministrave ka miratuar një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2025 me një shumë totale prej 452.8 milionë lekësh. Sipas vendimit të qeverisë, fondet do t’i...