Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë, Gjipali: Ngjarje pozitive, ndikon drejtpërdrejt në anëtarësimin në BE!
👁10415
Tirana do të jetë nesër (16 maj) kryeqendra e Europës, me gjithë vëmendjen e përqendruar te Samiti i Komunitetit Politik Europian. 47 liderë do të bashkohen në sheshin “Skënderbej”, ku do të zhvillohet samiti. Drejtori i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me moderator Roland Zili, tha se kjo është një ngjarje shumë pozitive për Shqipërinë. Gjipali u shpreh se me takime të tilla të rëndësishme që zhvillohen në vendin tonë, ne qëndrojmë në vëmendje të partnerëve ndërkombëtarë. Sipas Gjipalit, kjo axhendë politike dhe diplomatike ndikon drejtpërdrejt...