Samiti i BE, Frederiksen zbardh kërkesat e Zelensky në Tiranë

Samiti i BE, Frederiksen zbardh kërkesat e Zelensky në Tiranë

Në përfundim të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ndau mesazhin e qartë që Ukraina u kishte përcjellë liderëve evropianë gjatë takimit. “Mesazhi i Ukrainës që morëm sot është shumë i ngjashëm me ato që ka thënë më parë: ‘Ju lutem, na jepni atë që na nevojitet për t’u mbrojtur’,” deklaroi Frederiksen. Sipas saj, Ukraina ka treguar qartësi në qëndrimin e saj, duke kërkuar më shumë ndihmë përballë agresionit rus, ndërkohë që shpreson për një armëpushim, edhe pse lufta ende vazhdon. “Do të ketë disa pengje që do të lirohen, por pritet që Rusia të kthehet dhe të jetë serioze në tryezë. Ukraina është në pritje të një armëpushimi 30-ditor,...