Samiti BE–MB: Burnham dhe liderët e BE-së takohen të premten, drafti parashikon skemë rinore deri në 2030 dhe bashkëpunim industrial për mbrojtjen
Kryeministri britanik Andy Burnham dhe liderët e Bashkimit Europian takohen të premten në Bruksel në një samit që, sipas një drafti të rrjedhur të konkluzioneve, mund të shënojë largimin më të madh politik nga epoka e Brexit-it, dhjetë vjet pas referendumit që i ndau palët. Burnham, i cili që nga marrja e detyrës në korrik e ka bërë prioritet politik rindërtimin e marrëdhënieve me Europën, e ka kritikuar hapur Brexit-in. Ai e ka quajtur marrëdhënien aktuale me BE-në “jo mjaftueshëm të mirë” dhe ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit në bllok. Ky samit BE–MB pritet të sjellë një paketë të gjerë marrëveshjesh mes palëve, sipas dokumentit të parë nga Euronews, i shpërndarë qeverive europiane të martën në mbrëmje. Brukseli dhe Londra pritet të prezantojnë...
Burimi:
kohajone.com