Samiti BE-Kanada, Antonio Costa: Marrëdhëniet tona nuk kanë nevojë për ndërmjetësimin e SHBA-së!
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka nënvizuar pavarësinë dhe peshën strategjike të partneritetit mes Bashkimit Evropian dhe Kanadasë, duke deklaruar se kjo marrëdhënie funksionon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa pasur nevojë për ndërmjetësim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deklaratat e tij u bënë gjatë një interviste pas fjalimit të mbajtur në skenën e Conseil des relations internationales në Monreal, me rastin e zhvillimit të samitit BE-Kanada. Duke folur për pozicionimin gjeopolitike të të dyja palëve, Costa sqaroi se si Brukseli ashtu edhe Otava synojnë të ruajnë raporte konstruktive me Uashingtonin, por kjo nuk ndikon në autoniminë e bashkëpunimit dypalësh evropiano-kanadez. “Ne kemi një marrëdhënie të drejtpërdrejtë midis Evropës dhe Kanadasë. Dhe, sigurisht, Kanadaja me siguri dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me...
Burimi:
javanews.al