Burimi:
AgroWeb.org

Foto © AgroWeb.org
Sallata e Ujit – Vlerat dhe Vetitë e Barishtes së Veçantë
Keni dëgjuar për purqarkun, shelpin ose sallatën e ujit? Kjo barishte shpesh anashkalohet edhe pse është pjesë e së njëjtës familje botanike si ajo e lakrës dhe rukolës. Ajo ka gjethe të rrumbullakëta të vogla, të cilat gjatë verës prodhojnë gonxhe lulesh bardhoshe me fara të ngrënshme. Sallata e ujit është kultivuar në Evropë prej shumë e shumë vitesh me rradhë. Ajo gjendet në Shqipëri më së shumti si bimë e egër e rritur natyralisht. Kjo barishte përdoret në shumë mënyra në kuzhinë. Atë mund ta shijojmë si një sallatë të zakonshme me spinaq të freskët, ose në supa. Duke qenë se kjo barishte rritet pranë vendeve me ujë, ajo duhet të lahet në ujë të bollshëm dhe pastaj të qëndrojë në ujë të ftohtë...