Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Salianji kërkon lirim me kusht, IEVP Fier paraqet raport pozitiv, shërbimi i provës afat deri më 8 korrik
Është zhvilluar mesditën e sotme seanca e radhës për lirimin me kusht për ish- deputetin demokrat Ervin Salianji. Sipas përfaqësuesit ligjor Ledio Braho, raporti i vlerësimit nga IEVP Fier ka ardhur pozitiv, ndërsa sipas procedurës u njoftua shërbimi i provës që të paraqesë raportin e saj deri në datën 8 korrik. Sipas këtij raporti do të vendoset mbi pranimin ose rrëzimin e kërkesës për lirim me kusht nga ish – deputeti Ervin Salianji.