Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Salianji kërkon liri me kusht! Avokati: Burgu i Fierit vlerësim pozitiv për ish-deputetin, tani pritet raporti i shërbimit të provës
Është zhvilluar mesditën e sotme seanca e radhës për lirimin me kusht për ish-deputetin demokrat Ervin Salianji. Sipas përfaqësuesit ligjor Ledio Braho, raporti i vlerësimit nga IEVP Fier ka ardhur pozitiv ndërsa sipas procedurës u njoftua shërbimi i provës të paraqesë raportin e saj deri në datën 8 korrik, raport sipas të cilit do të vendoset mbi pranimin ose rrëzimin e kërkesës për lirim me kusht nga ish-deputeti Ervin Salianji. Top Channel