Burimi:
Fieriweb.com

Sali Berisha vizitë në Fier, takim me kandidatët dhe strukturat e PD-së
👁5456
VIDEO Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një ndalesë të shkurtër në qytetin e Fierit, ku u takua me kandidatët për deputetë dhe strukturat drejtuese të PD-së në këtë qark. Takimi u mbajt në shtabin elektoral të PD-së për Qarkun Fier, pranë shkollës së mesme “Petro Sota”. Gjatë vizitës, Berisha theksoi rëndësinë e organizimit dhe mobilizimit përballë zgjedhjeve të ardhshme, ndërsa përshëndeti përkushtimin e anëtarëve dhe simpatizantëve demokratë në Fier. Pas takimit, ai u nis drejt Vlorës, ku pritet të marrë pjesë në prezantimin zyrtar të kandidatëve të koalicionit “PD-ASHM” për Qarkun Vlorë. Reklama në FieriWeb - “STREET...