SALI BERISHA THYEN MURRIN AMERIKAN

SALI BERISHA THYEN MURRIN AMERIKAN

Gazetari Bledian Koka komentoi udhëtimin e Sali Berishës drejt Shteteve të Bashkuara dhe debatet që e kanë shoqëruar këtë zhvillim. Sipas Kokës, çështja e udhëtimit të Berishës tashmë është ezauruar dhe zhvillimet e fundit kanë konfirmuar atë që, sipas tij, ishte bërë e ditur prej kohësh. Ai iu rikthye deklaratës së Edi Ramës në vitin 2018, kur kryeministri i drejtohej Berishës me pyetjen nëse mund ta kalonte oqeanin. “Edi Rama i tha në 2018-ën Sali Berishës: ‘Ti Sali me dash, a e kalon dot oqeanin?’ Dhe përgjigjja sot është që po, Sali Berisha e kalon oqeanin”, tha Koka. Gazetari argumentoi se beteja e Berishës për atë që ai e ka cilësuar si “dinjitet” është fituar, ndërsa demokratët, sipas tij, zgjodhën të qëndrojnë pas liderit të...